Aktualitet

Aksident në Cërrik, makina përplas fëmijën 10-vjeçar

Ai është transportuar me urgjencë për në Repartin e Kirurgjisë së Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku edhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

4 Shtator 2022, 19:46 Nga k.m.
Aksident në Cërrik, makina përplas fëmijën
Foto ilustruese

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Cërrik, ku një 10-vjeçar është përplasur nga një automjet. Fatmirësisht, 10-vjeçari se është jashtë rrezikut për jetën.

Ai është transportuar me urgjencë për në Repartin e Kirurgjisë së Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku edhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë që Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

elbasan

Sondazh

Poll