Aktualitet

Arrestohet “skifteri” shqiptar në Itali, kapet mat me orë floriri, bizhuteri dhe para

Genovatoday shkruan se duke përfituar nga mungesa e pronarëve të një apartamenti në via Dodecaneso, ai është ngjitur në tarracë dhe pasi ka hapur grilat e dritares, ka hyrë në shtëpi dhe më pas ka rrëmuar në çdo dhomë. 

4 Shtator 2022, 16:56 Nga I.A
Arrestohet “skifteri” shqiptar në Itali, kapet mat me orë
Foto Ilustruese

ITALI- Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia në Itali rreth orës 22:00 mbrwmjen e kaluar për veprën penale të grabitjes. Genovatoday shkruan se duke përfituar nga mungesa e pronarëve të një apartamenti në via Dodecaneso, ai është ngjitur në tarracë dhe pasi ka hapur grilat e dritares, ka hyrë në shtëpi dhe më pas ka rrëmuar në çdo dhomë. 

Megjithatë, gjithçka është parë, me vëmendje të përpiktë, nga një fqinj që ka lajmëruar policinë. Shpejtësia e mbërritjes së agjentëve i lejoi ata të shihnin hajdutin të hidhej nga tarraca dhe më pas të ikte. Në atë moment operatorët e ndoqën në këmbë, duke hyrë në një shkurre që të çon nga Albaro në zonën e San Martinos. Ndjekja mes shkurreve dhe vegjetacionit të dendur, përfundoi kur i arratisuri, i ndjekur nga agjentët, përfundoi në një pikë të verbër në via Lagustena. 

30-vjeçari, me dosje të ndryshme policie dhe tashmë i arrestuar për të njëjtat lloj krimesh, iu gjet një orë floriri, bizhuteri të ndryshme të çmuara dhe 980 euro cash,

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll