Aktualitet

E rëndë në Berlin, shqiptari qëllon me sëpatë 27-vjeçaren ukrainase, vritet nga Policia

Kur Policia gjeti gruan ukrainese e shtrirë në tokë me plagë sëpate, ndërsa vazhdonte dhe qëllonte. Në momentin kur Policia, arriti u përpoqën të ndalonin shqiptarin por ai nuk u dorëzua.

4 Shtator 2022, 17:42 Nga k.m.
E rëndë në Berlin, shqiptari qëllon me sëpatë
Foto ilustruese

GJERMANI- Një 23-vjeçar shqiptar nga Kosova ka sulmuar me sëpatë një 27-vjeçare në një apartament në katin e 9-të të një pallati. Kur Policia gjeti gruan ukrainese e shtrirë në tokë me plagë sëpate, ndërsa vazhdonte dhe qëllonte. Në momentin kur Policia, arriti u përpoqën të ndalonin shqiptarin por ai nuk u dorëzua.

Ndaj dhe policët u detyruan që ta qëllonin për vdekje me armë zjarri, duke i marrë edhe jetën. Një i ri që banonte në afërsi të banesës ku ndodhi krimi sot në mëngjes në Berlin ka treguar për policinë se rreth orës 7 të mëngjesit ka dëgjuar britma të mëdha. Dikush, shqiptari ende i paidentifikuar, goditi edhe derën e banesës së tij. Dëshmitari thotë se si pasojë i është dëmtuar dera, citon media gjermane.

Ai vetë nuk ka guxuar të hapë derën, por më vonë pa gjurmë të mëdha gjaku në derën e banesës së tij.

E rëndë në Berlin, shqiptari qëllon me sëpatë
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gruaja nga Ukraina është dërguar në spital. Ndërsa Policia ende nuk mund të thotë se çfarë marrëdhënieje kanë të dy, epo ashtu ishte gjithashtu e paqartë se kujt e zotëronte apartamenti. Kjo pasi shtëpia nuk banohej as nga e plagosura dhe as viktima./ tagesspiegel.de

vritet shqiptari ne gjermani gjermani

Sondazh

Poll