Aktualitet

Kremlini premton përgjigje serioze ndaj kufizimeve të vizave të BE-së: Do hakmerremi

RIA shkruan se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov ka deklaruar se përgjigja e Rusisë ndaj kufizimeve të vizave të BE-së mund të jetë asimetrike dhe simetrike, por do të pasojë pa mëdyshje.

4 Shtator 2022, 16:50 Nga I.A
Kremlini premton përgjigje serioze ndaj kufizimeve të vizave të
Dmitry Peskov

RUSI- Vendimi i Evropës për të ndaluar vizat e shtetasve rusë ka alarmuar Moskën. RIA shkruan se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se përgjigja e Rusisë ndaj kufizimeve të vizave të BE-së mund të jetë asimetrike dhe simetrike, por do të pasojë pa mëdyshje.

“Përgjigja e Federatës Ruse ndaj kufizimeve të vizave të BE-së mund të jetë asimetrike dhe simetrike. Do të ishte jashtëzakonisht për të ardhur keq, e paprecedentë dhe do të kërkonte një hakmarrje serioze nga Federata Ruse”, tha Peskov.

Agjentët rusë po kamuflohen si turistë dhe po futen në shumë vende të BE e për këtë arsye Brukseli po sheh mundësinë që të bllokojë dhënien e vizave.

dmitry peskov

Sondazh

Poll