Aktualitet

EMRAT-U arrestuan në Fushë Krujë me armë zjarri, 38-vjeçari me precedentë të theksuar kriminal

Gjeli, është person me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit.

4 Shtator 2022, 10:26 Nga A.B
EMRAT-U arrestuan në Fushë Krujë me armë zjarri,
Policia

TIRANË- Leonard Gjeli dhe Xhentil Çypi janë dy personat e arrestuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Fushë-Krujës. 

Këta persona u kapën me armë në mjet. 38-vjeçari me tre emra, Gjeli, është person me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit.

Policia informon se këta persona qarkullonin me një mjet tip "Audi" nga Luzi për në qendër të Fushë Krujës, me drejtues Çypin dhe pasagjer Leonard Gjelin alias L. M. alias L. N. Në momentin e ndalimit, dy të rinjtë kanë tentuar të largohen me automjet por janë neutralizuar nga Policia. Gjatë kontrollit të Gjelit policia gjeti dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak.

leonard gjeli xhentil cypi

Sondazh

Poll