Aktualitet

Dita 3! IMT 'zbarkon' sërish te 'Prestige Resort', fadromat shembin pjesën ballore të resortit

Pas shkatërrimit të dy pishinave, fadromat sot kanë nisur shembjen e pjesës ballore të resortit.

4 Shtator 2022, 08:54 Nga A.B
Dita 3! IMT 'zbarkon' sërish te 'Prestige Resort',
IMT

DURRËS- Fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në 'Prestige Resort'. IMT ka vijuar shembjet për ditën e tretë me radhë. Pas shkatërrimit të dy pishinave, fadromat sot kanë nisur shembjen e pjesës ballore të resortit.

Aksioni i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nisi dy ditë më parë për prishjen e 2 pishinave që sipas IKMT janë pa leje dhe në kundërshtim me ligjin. Kjo ndërhyrje ka sjellë dhe reagime të shumta politike nga të dyja palët. Drejtuesit e resortit akuzojnë qeverinë ndërsa kjo e fundit me anë ë një reagimi nga ana e ministrisë së Brendshme sqaroi se aksioni i IKMT-së është komfort regullave.

shembjet ne prestige resort

Sondazh

Poll