Politike

Demoraktët në protestë kundra kryetarit të ri, Valdrin Pjetri: Duan të largojnë vëmendjen nga…

12 Gusht 2019, 12:16 Nga DOSJA
Demoraktët në protestë kundra kryetarit të ri, Valdrin

Shkodër-  PD vijon sulmet kundër kryebashkiakut të Shkodrës, Valdrin Pjetrit dhe që prej mëngjesit të sotëm janë shpërndarë fletushka kundër tij nëpër qytet.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë Valdrin Pjetri i cili shkruan se këto trakte  janë shpërndarë nga katër pesë persona nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve shkodranë dhe as interesat e demokratëve të ndershëm.

“Thjesht duan të largojnë  vëmendjen nga abuzimet shumë vjeçare të bëra në Bashkinë Shkodër, dhe nuk e ndryshojnë dot faktin se pas një jave ky abuzim do përfundojë njëherë e mirë.”, shprehet ai.

Reagimi i plotë i Valdrin Pjetrit

Traktet e shpërndara natën nëpër Shkodër, organizuar nga 4-5 persona, nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve shkodranë dhe as interesat e demokratëve të ndershëm shkodranë.

Thjesht duan të largojnë  vëmendjen nga abuzimet shumë vjeçare të bëra në Bashkinë Shkodër, dhe nuk e ndryshojnë dot faktin se pas një jave ky abuzim do përfundojë njëherë e mirë.

Valdrin Pjetri nuk është e keqja e Shkodrës. Nuk është ai që ka abuzuar dhe ka shpërdoruar pafund fonde publike. Valdrin Pjetri nuk është shkaktar i gjendjes së mjerueshme, ku gjendet qyteti i Shkodrës sot.

Në pak muaj të gjithë banorët e Shkodrës do shikojnë realitetin ndryshe, të një qyteti që do administrohet dhe menaxhohet me përkushtim dhe devotshmëri. Qentë le të lehin, karvani ecën perpara. Ditë më të mira do vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj.

Vetëm disa ditë më parë Partia Demokratike publikoi një letër që i kishte dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, ku kërkonte të verifikohej pastërtia e figurës së Pjetrit. PD shkruante se ka indicie që Pjetri ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge.  Pjetri tha se është i hapur për të bërë çdo verifikim.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike proteste ne shkoder valdrin pjetri proteste ne shkoder valdrin pjetri

Sondazh

Poll