Aktualitet

Turisti grek bie nga muri në Gjirokastër, përfundon në spital

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

3 Shtator 2022, 23:24 Nga F.M
Turisti grek bie nga muri në Gjirokastër, përfundon në
Gjirokastër

GJIROKASTËR- Një 39-vjeçar grek me inicialet K. V., është rrëzuar nga një mur në kalanë e qytetit Gjirokastër dhe ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshmë të trupit. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se turisti grek është dërguar në spital. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Rreth orës 22:00, në spitalin Rajonal Gjirokastër ka shkuar për të marrë ndihmën mjekësore shtetasi grek K. V., 39 vjeç. Ky shtetas është rrëzuar nga një mur në kalanë e qytetit Gjirokastër dhe ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshmë të trupit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

gjirokaster

Sondazh

Poll