Aktualitet

VIDEO/ Një ditë pas atentatit, policia ‘blindon’ Vlorën, kontroll çdo mjeti me xhama të zinj

Ka ndaluar automjetet në qarkullim, si dhe duke kontrolluar brenda tyre, drejtuesit e tyre dhe pasagjerët.

3 Shtator 2022, 23:19 Nga F.M
VIDEO/ Një ditë pas atentatit, policia ‘blindon’
Kontrolle

VLORË- Kontrolle të shumta në Vlorë. Forca policie kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme e kanë kryer kontrolle ndaj makinave me xhama të zinj. Uniformat blu dhe forcat “Shqiponja” kanë zbritur në terren duke ndaluar automjetet në qarkullim, si dhe duke kontrolluar brenda tyre, drejtuesit e tyre dhe pasagjerët, siç shihet nga pamjet e publikuara nga Faxweb.

Ky aksion vjen vetëm një ditë pas atentatit që iu bë dy efektivëve të policisë në Vlorë, Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj. Për ngjarjen në fjalë është shpallur në kërkim 37-vjeçari me tre gjeneralitete, Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj.

diego haxhiraj atentat dy policeve ne vlore nako mehmetaj anxhelo breshani

Sondazh

Poll