Aktualitet

Kokainë në të brendshme, kanabis e euro, si u kap shqiptari i rrezikshëm në Itali, pranga dhe tunizianit

Atij iu gjet droga e një sasi eurosh që iu sekuestruan.

3 Shtator 2022, 21:46 Nga F.M
Kokainë në të brendshme, kanabis e euro, si u kap shqiptari i
Karabinierët

ITALI- Një 19-vjeçar është vënë në pranga pasi është kapur me 51 gramë hashash. Shqiptari u pikas në rrugë nga policia italiane dhe sapo pa efektivët, ndërroi rrugë. Kjo gjë i shtyu karabineirët që ta ndiqnin shqiptari ne ta kontrollonin.

Atij iu gjet droga e një sasi eurosh që iu sekuestruan. Duke qenë se kishte dhe çelësa shtëpie me vete, karabinierët shkruan edhe në banesën e shqiptarit ku gjetën tjetër sasi droge. Shqiptari kishte precedentë të shumtë, përfshirë kërcënime, rrahje, vjedhje të rënda dhe dhunë e konsiderohej i rrezikshëm.

Në të njëjtën rrugë ku u kap shqiptari, karabinierët vijuan kontrollet dhe kapën një tunizian. Atij i gjetën doza kokainë që i kishte fshehur në të brendshme.

shqiptaret ne itali itali

Sondazh

Poll