Aktualitet

Me kazma e lopata në dorë, shqiptarët kapen gjatë orarit të punës në plantacionin e kanabis në Spanjë, u zbulohet dhe bashkëpunëtori

Agjentët u informuan për lëvizje të dyshimta të dy shqiptarëve që ndodheshin ilegalisht në Montes de Pedre.

3 Shtator 2022, 20:16 Nga F.M
Me kazma e lopata në dorë, shqiptarët kapen gjatë orarit
Shqiptarët në spanjë

SPANJË- Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga Agjentët e Gardës Civile në Galicia të Spanjës për një nga plantacionet më të mëdha të marijuanës që është gjetur vitet e fundit. Mediat vendase shkruajnë se plantacioni me drogë ndodhej në një livadh në malin komunal të famullisë së Pedres në komunën Cerdedo-Cotobade.


Agjentët u informuan për lëvizje të dyshimta të dy shqiptarëve që ndodheshin ilegalisht në Montes de Pedre. Me mbërritjen në zonën ku qëndronin shqiptarët zbuluan 2500 metra katrorë, me 3437 bimë kanabis të kultivuara. Shqiptarët u kapën me mjete pune në dorë nga agjentët dhe u akuzuan për trafik droge.

Ata jetonin në dy çadra që ishin ngjitur me plantacionin dhe kishin mjetet e nevojshme për të mbijetuar për një sezon të gjatë. Ata kishin një kuzhinë me sobë dhe shumë ushqime e pije. Ne tenda u gjet dokumentacioni personal i një shtetasi tjetër shqiptar, vendndodhja e të cilit nuk dihet ende.

Operacioni përfundoi me prerjen dhe peshimin e bimëve. Tashmë ato do të vihen në dispozicion të autoriteteve lokale, ndërsa të arrestuarit u transferuan në Gjykatën Hetimore numër tre të Pontevedra, e cila i la në burg. Aktualisht autoritetet janë vënë në kërkim të shqiptarit të tretë.

shqiptarët në spanjë

Sondazh

Poll