Aktualitet

VIDEO/ Të shtrirë pranë pemëve, shqiptarët filmohen në Francë, presin gomonet për tu nisur drejt Anglisë

Disa prej tyre shihen duke luajtur, e ndërsa të tjerë, duke fjetur. Të gjithë presin gomonen që do t’i çojë drejt Britanisë së Madhe.

3 Shtator 2022, 19:58 Nga F.M
VIDEO/ Të shtrirë pranë pemëve, shqiptarët filmohen
Shqiptarët në Francë

FRANCË- Shqiptarët flenë në mallet e Francës, në pritje të gomones së radhës për tu nisur drejt Anglisë. Kandidati për Kryetarin e FRPD-së Mariglend Doçi ka publikuar videon ku të rinjtë shqiptarë shihen që janë shtrirë në pyjet e Francës, të cilët presin gomonen e radhës për të ikur në Angli.

Me çanta në krahë e bluza me kapuçë, shqiptarët shtrihen pranë pemëve. Disa prej tyre shihen duke luajtur, e ndërsa të tjerë, duke fjetur. Të gjithë presin gomonen që do t’i çojë drejt Britanisë së Madhe.


Postimi i plotë:

Videot që na vijnë nga Franca të të rinjve Shqiptar në pritje të nisjes së gomones së rradhës për Angli janë shokuese. Të strukur nga i ftohti dhe të raskapitur nga lodhja këto jan përpjekjet e të rinve Shqiptar për një jetë më të mirë larg atdheut tyre të mjeruar nga qeveria Rama. Dikush me gomone,dikush me kamion,dikush me një aplikim fallco për tu shkolluar këto janë dramat e të rinjve tanë në 2022. Mallkuar qoftë çdokush ju shkatërron jetën të rinjve tanë. Mallkuar qoftë ai që largon ata ose i inkurajon ata për të lënë atdheun e tyre.

shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll