Aktualitet

Merr flakë “Benz”-i në ecje në Pogradec, shpëton mrekullisht drejtuesi

Si pasojë e zjarrit ka dëme materiale, por nuk raportohet për persona të lënduar.

3 Shtator 2022, 19:29 Nga F.M
Merr flakë “Benz”-i në ecje në Pogradec, shpëton
Digjet makina

POGRADEC- Një automjet i llojit “Benz”, me drejtues S. K., ka marrë flakë këtë pasdite. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se mjeti ka qenë në lëvizje në momentin që ka marrë flakë.

Si pasojë e zjarrit ka dëme materiale, por nuk raportohet për persona të lënduar. Në momentin që ka parë që makina ka marrë flakë, drejtuesi ka hapur derën e ka zbritur, duke shpëtuar.

Njoftimi zyrtar:

Më datë 03.09.2022, rreth orës 18:35, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. K., i cili ka qenë në lëvizje. Dëme në njerëz nuk ka. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

pogradec digjet makina ne pogradec

Sondazh

Poll