Art&Argëtim

Horoskopi INDIAN- Tre shenjat që presin një fluks të madh parash dhe gëzime deri në fund të vitit

Sipas interpretimit më të fundit, këto tre shenja i pret një fat i madh, para dhe përparim në jetët e tyre.

3 Shtator 2022, 12:56 Nga k.m.
Horoskopi INDIAN- Tre shenjat që presin një fluks të madh parash
Foto ilustruese

Në interpretimin e fatit, astrologët indianë përdorin yjësitë, dhe shenjat quhen Rasi. Ashtu si në astrologjinë perëndimore, ka 12 shenja, por ndryshimi është në mënyrën se si matet koha. Sipas interpretimit më të fundit, këto tre shenja i pret një fat i madh, para dhe përparim në jetët e tyre.

VRISHA (Demi)

21 prill - 21 maj

Jeni nën ndikime shumë të favorshme dhe astrologët rekomandojnë që ta shfrytëzoni sa më shumë këtë mundësi. Ju keni përdorur me mençuri të gjitha rrugët që ju hapën, kështu që në fund të vitit do të korrni frytet e punës dhe angazhimit tuaj. Në muajt në vijim do të keni mundësi të fitoni para të mëdha, por me kusht që të merrni iniciativën dhe të mos prisni ndonjë sinjal apo miratim nga askush. Sekreti i suksesit është në duart tuaja, prandaj nuk keni arsye të keni frikë nga rreziku sepse gjithçka do të shpërblehet në fund.

MITHUNA (Binjakët)

22 maj - 21 qershor

Periudha deri në fund të vitit do të jetë një nga më të suksesshmet në jetën tuaj. Do t'i zgjidhni lehtësisht të gjitha problemet dhe do t'u rezistoni sfidave falë mendjes tuaj të shpejtë dhe të shkathët. Përpara jush është një periudhë ndryshimi pune dhe duhet ta pranoni me shumë entuziazëm sepse do t'ju sjellë kënaqësi financiare. Kujdesuni për shëndetin tuaj, sidomos në periudhën e vjeshtës, sepse mushkëritë tuaja janë të ndjeshme, ndaj bëni kujdes nga ftohjet që mund të ndërlikohen. Momente të bukura ju presin edhe në fushën e dashurisë dhe është momenti i duhur për ta zyrtarizuar lidhjen tuaj dhe për gjysmën e dytë të tetorit caktoni martesën tuaj.

SIMHA (Luani)

23 korrik – 21 gusht

Suksesi juaj është i shkruar në yje dhe ju takon të ndiqni atë rrugë. Në muajt e mëparshëm keni pasur më shumë mundësi për të fituar para dhe në fund të vitit shanset tuaja dyfishohen. Mos u pushoni në dafina. Nuk është ende koha për t'u çlodhur. Tani është koha për veprim dhe realizimin e të gjitha atyre planeve që keni pasur prej kohësh. Këshilla është të mos nxitoni për të marrë vendime, por të mendoni me kujdes për çdo hap, sepse nxitimi mund t'ju ndalojë në rrugën drejt suksesit dhe përparimit. Jini të mençur dhe mos kini arsye për t'u shqetësuar.

horoskopi indian parashikimi i horoskopit

Sondazh

Poll