Art&Argëtim

Fituesja e çmimit Oscar diagnostikohet me kancer, aktorja Jane Fonda: Ndihem me fat, 80% mbijetojnë

Fonda, e cila fitoi çmimet e aktores më të mirë për "Klute" dhe "Coming Home", u tha mbështetësve se kjo diagnozë nuk do ta ngadalësojë atë.

2 Shtator 2022, 22:35 Nga I.A
Fituesja e çmimit Oscar diagnostikohet me kancer, aktorja Jane Fonda:
Jane Fonda

SHBA- Aktorja fituese e çmimit Oscar, Jane Fonda njoftoi të premten se është diagnostikuar me limfomë jo-Hodgkin, por u zotua se kimioterapia nuk do ta ngadalësojë aktivizmin e saj politik. 84-vjeçarja Fonda tha se është e sigurt për të kapërcyer këtë krizë shëndetësore.

"Pra, miqtë e mi të dashur, kam diçka personale që dua të ndaj. Jam diagnostikuar me limfomën jo-Hodgkin dhe kam filluar trajtimet me kimioterapi. Ky është një kancer shumë i shërueshëm. 80% e njerëzve mbijetojnë, kështu që ndihem shumë me fat," postoi ajo në Instagram.

Fonda, e cila fitoi çmimet e aktores më të mirë për "Klute" dhe "Coming Home", u tha mbështetësve se kjo diagnozë nuk do ta ngadalësojë atë.

"Unë nuk do të lejoj asnjë nga këto të ndërhyjë në aktivizmin tim të klimës," shkruan ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jane Fonda (@janefonda)

jane fonda oscar

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 2 Shtator 2022, 16:43 k.m.

“Otello” i Blushit botohet në Kinë

Ben Blushi PEKIN- Botohet në Kinë romani i shkrimtarit Ben Blushi "Otello, Arapi i Vlorës". Botimi i tij është mundësuar...