Art&Argëtim

FOTO/ Dyshohet se vëllai i tij vrau 30-vjeçarin në Ferizaj, Buta bëhet i "gjallë" në rrjetet sociale

Por më fund Reperi ka vendosur të bëhet i gjallë. Ai së fundmi ka postuar disa foto në rrjetet sociale ku ka shkruar "Yje a ju kam munguar".

3 Shtator 2022, 12:04 Nga e.k
FOTO/ Dyshohet se vëllai i tij vrau 30-vjeçarin në Ferizaj,
Reperi Buta

KOSOVË- Reperi Betim Januzaj i njohur si Buta prej muajsh ishte zhdukur nga rrjetet sociale. Reperi madje anuloi edhe të gjitha datat e koncerteve të verës. Shkak është bërë rasti tragjik që ndodhi në muajin maj ku vëllai i Butës vrau ish-shokun e tij.

Por më fund Reperi ka vendosur të bëhet i gjallë. Ai së fundmi ka postuar disa foto në rrjetet sociale ku ka shkruar "Yje a ju kam munguar".

FOTO/ Dyshohet se vëllai i tij vrau 30-vjeçarin në Ferizaj,

Mesa duket reperi ka shijuar disa ditë pushimi së bashku me partneren e tij.

30-vjeçari nga Ferizaj, Qëndrim Januzi, vëllai i Butës, dyshohet se ka vrarë mbrëmjen e 27 majit të këtij viti, Gazmend Hysenin në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj rreth orës 00:53.

Zyrtarisht në versionin e Policisë, besohet që vrasja u bë për shkak të djegies së makinës së reperit Buta në vlerë prej 70,000 eurosh, vepër për të cilën, vëllai i tij, Qëndrim Januzi, ka qenë i bindur që ka ndodhur nga Gazmendi, dikur mik i afërt i tyre.

buta

Sondazh

Poll