Aktualitet

Atentat ndaj dy policëve në Vlorë, nuk ka të lënduar

2 efektivët, njëri i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë me inicialet A. B dhe tjetri N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë janë qëlluar nga një automjet në lëvizje tip “Volkswagen” ishin jashtë orarit të punës. Ndërkohë që pavarësisht të shtënave ndaj tyre, fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime.

2 Shtator 2022, 20:28 Nga k.m.
Atentat ndaj dy policëve në Vlorë, nuk ka të lënduar
Foto ilustruese

VLORË- 2 punonjës policie kanë vënë në shënjestër për t'u eliminuar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40 në lagjen “Partizani”, teksa dy efektivët po lëviznin me mjetin e tyre privat. 2 efektivët, njëri i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë me inicialet A. B dhe tjetri N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë janë qëlluar nga një automjet në lëvizje tip “Volkswagen” ishin jashtë orarit të punës. Ndërkohë që pavarësisht të shtënave ndaj tyre, fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime. Ndërkohë që menjëherë ka nisur hetimi për të zbuluar dhe kapur autorët, e për të mësuar edhe shkakun e atentatit. autorit.

"Rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volksëagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime. Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton Policia.

atentat dy policeve ne vlore vlore anxhelo breshani nako mehmetaj

Sondazh

Poll