Bota

VIDEO/ Vuçiç e tepron me pijen, këshilltarja përpiqet t’i heqë 'me stil' gotën e verës: Po të pret Rama...

Gjegjësisht, shikuesit mund të shikonin degusimin e verës së Vuçiçit për më shumë se një orë në televizione të caktuara dhe vetë presidenti u mburr se ai mund të "pijë shumë".

2 Shtator 2022, 18:00 Nga I.A
VIDEO/ Vuçiç e tepron me pijen, këshilltarja përpiqet
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Në Beograd u mbajt panairi “Wine Vision of the Open Balkans”, ku mikpritës i liderëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi ishte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili nuk e fshehu se sa shumë e do verën. Për më shumë se një orë në televizione të caktuara ai u shfaq duke provuar verëra nga të gjitha stendat. 

“Mi numëruan njerëzit, kam pirë më shumë se 100 gota, por nuk më ka (alkooli) bërë asgjë,"- u mburr presidenti i Serbisë në një transmetim televiziv. Në një moment këshilltarja e tij për mediat, Suzana Vasiljeviç tentoi në një moment t'i merrte gotën, por presidenti ia mori nga dora dhe vazhdoi të pinte.

“Vetëm të provoj”, tha Vasiljeviç, e cila pasi piu një gllënjkë filloi t’ia kthente gotën Vuçiqit në tribunë, por ai u shpreh i prerë: “Jo, jo, jo...” dhe e mori përsëri gotën e verës.

BISEDA KUR I MERR GOTËN:

Vuçiç: Ka frikë se kam pirë shumë. Jam në rregull
Suzana Vasiljeviç: Nuk kam frikë, por po të pret kryeministri shqiptar
Vuçiç: Ai nuk po pi fare

Në fakt, në të gjithë takimin, Rama konsumoi vetëm një gotë verë nga stenda malazeze, duke u shqetësuar për angazhimet e tij në darkë. Ndërsa presidenti serb, provoi çdo gotë që iu ofrua.

aleksandar vuçiç suzana vasiljeviç

Sondazh

Poll