Bota

Iu drejtohet me fjalë të papërshtatshme vajzave të mitura në 'Tik Tok', arrestohet 19-vjeçari nga Gjilani

19-vjeçari është filmuar në Tik Tok dhe në ueb-faqen “Omegle Video Chat (OMEtv), teksa flet me fjalë të papërshtatshme me vajzat e mitura.

2 Shtator 2022, 08:36 Nga A.B
Iu drejtohet me fjalë të papërshtatshme vajzave të mitura
I riu

KOSOVË- Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar 19-vjeçarin E.M. nga Gjilani. Ky person, është filmuar në disa video në Tik Tok dhe në në ueb-faqen “Omegle Video Chat (OMEtv), teksa flet me fjalë të papërshtatshme me vajzat e mitura.

I dyshuari në disa faqe të internetit është shfaqur direkt (LIVE) në një video, ku ka biseduar me vajza me fjalor degradues, edhe pse vajzat kanë treguar se janë të mitura 16-17-vjeçare, ndërsa njëra prej tyre 18-vjeçare. I dyshuari edhe pse e kupton që është duke komunikuar me të mitura, flet fjali nxitëse seksuale. Video në fjalë është shpërndarë edhe nëpër rrjete të ndryshme sociale TikTok, Youtube etj”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është intervistuar dhe, me urdhër të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda, është ndaluar për 48 orë.

kosove

Sondazh

Poll