Bota

VIDEO-Atentat zëvendëspresidentes së Argjentinës, policia arreston autorin

Cristina Kirchner ka një ekip sigurie prej 100 policie federale që është sistemi më i madh i sigurisë në të gjithë historinë e Argjentinës.

2 Shtator 2022, 07:28 Nga A.B
VIDEO-Atentat zëvendëspresidentes së Argjentinës, policia
Momenti i sulmit

ARGJENTINË- Autoritetet argjentinase arrestuan një person pasi i drejtoi armën zëvendëspresidentes së vendit/ Teksa Cristina Kirchner po kthehej në shtëpi, një person i drejtoi armën, njoftoi ministri i Sigurisë, Anibal Fernandez.

Disa rrjete televizive e transmetuan momentin kur ai i drejtonte armën në kokë Kirchner teksa kjo e fundit dilte nga makina që po e transportonte për në rezidencën e saj.

“Tani ngjarja do të analizohet nga stafi i shërbimit mjeko-ligjor të policisë”, do të ekzaminohen “gjurmët e gishtërinjve dhe disponimet e këtij personi”, tha ministri Fernandes.

Sipas ministrit të Sigurisë, personi që tentoi t'i bënte atentat është braziliani 35-vjeçar Fernando Andres Sabag Montiel.

Motivi i sulmit nuk dihet. Në momentin e atentatit autori ngre dorën e majtë që ka armën dhe tenton të qëllojë.

Cristina Kirchner ka një ekip sigurie prej 100 policie federale që është sistemi më i madh i sigurisë në të gjithë historinë e Argjentinës.

argjentine cristina kirchner

Sondazh

Poll