Bota

7 oligarkë rus të lidhur me Kremlinin vdiqën në rrethana misterioze! Kush po i "eleminon" bosët e naftës

Ravil Maganov nuk është oligarku i parë rus që ka vdekur në rrethana të pashpjegueshme. Korrikun e kaluar, biznesmeni milioner Yuri Voronov  u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, me një plagë me armë zjarri në kokë, në një periferi të pasur të Shën Petersburgut. Voronov, 61 vjeç, ishte kreu i një kompanie që punonte me Gazprom në Arktik. 

1 Shtator 2022, 16:40 Nga e.k
7 oligarkë rus të lidhur me Kremlinin vdiqën në rrethana
Lukoil Ravil Maganov

RUSI- Vdekja e kryetarit të Bordit të Drejtorëve të Lukoil, Ravil Maganov, i cili vdiq pasi u rrëzua nga kati i gjashtë i një spitali në Moskë, ngre pikëpyetje. Drejtuesit e Lukoil, prodhuesi i dytë më i madh i naftës në Rusi , thonë se Maghanov kreu vetëvrasje, por nuk ka prova të mjaftueshme për ta vërtetuar këtë.

Megjithatë, sipas Reuters, të paktën dy persona që e njihnin Maganov thanë se nuk ka mundësi që ai të ketë kryer vetvrasje. Sipas versionit zyrtar të Lukoil, Maganov vdiq pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Vdekja misterioze e oligarkëve rusë

Ravil Maganov nuk është oligarku i parë rus që ka vdekur në rrethana të pashpjegueshme. Korrikun e kaluar, biznesmeni milioner Yuri Voronov  u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, me një plagë me armë zjarri në kokë, në një periferi të pasur të Shën Petersburgut. Voronov, 61 vjeç, ishte kreu i një kompanie që punonte me Gazprom në Arktik. 

Në maj, një ish-ekzekutiv i lartë i Lukoil, Alexander Shubotin, edhe ai vdiq në rrethana të pazakonta, në moshën 43 vjeçare. Mediat lokale raportuan se ai pësoi një atak në zemër pasi konsumoi sanëz, një bimë që mund të shkaktojë një ritëm të parregullt të zemrës tek disa njerëz.

Prillin e kaluar, Sergei Protosenia , ish-drejtori i prodhuesit më të madh të gazit natyror të lëngshëm, u gjet i vdekur së bashku me gruan dhe vajzën e tij në një vilë në Spanjë.

Në fund të prillit, ish-zyrtari i Kremlinit dhe nënkryetari i Gazprombank, Vladislav Avayev , u  gjet i vdekur "me një armë në dorë" pranë gruas së tij 47-vjeçare Yelena, e cila thuhet se është shtatzënë, dhe vajzës së tij më të vogël Maria, 13 vjeç. 

Gjithsej 7 oligarkë rusë, disa prej të cilëve ishin aktivë në sektorët e naftës dhe gazit, vdiqën në vitin 2022 në rrethana misterioze.

rusi ravil maganov

Sondazh

Poll