Bota

'Duhet ta provosh, të lutem!'/ Rama i "dorëzohet" Vuçiç, pi verë për t'i bërë qejfin: E kam provuar

Edi Rama më në fund u dorëzua dhe shijoi një gotë verë të bardhë, të cilën miku i tij serb e krahasoi me ato franceze. 

1 Shtator 2022, 16:14 Nga k.m.
'Duhet ta provosh, të lutem!'/ Rama i "dorëzohet"
Edi Rama në Beograd

BEOGRAD- Kryeministri Edi Rama është dorëzuar. Ka provuar pije alkoolike në stendën e Malit të Zi. Pas shumë përpjekjeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiç për ta bërë të provonte verat në stenda, Rama më në fund u dorëzua dhe shijoi një gotë verë të bardhë, të cilën miku i tij serb e krahasoi me ato franceze. 


Minuta 1.30

Vuçiç: Duhet ta provosh, të lutem! Edi! Nuk po e ekzagjeroj por e krahason me verërat më të mira
Rama: Më duket se e kam provuar.
Vuçiç: *sheh nga Rama
Rama: Po, e kam provuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke qëndruar në Serbi, ku ka marrë pjesë në panairin "ëine Vision of the Open Balkans". Bashkë me të janë edhe presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë Dmitar Kovaçevski, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe kryeministrja Ana Brnabiç, të cilët vizituan disa stendat e ekspozuesve dhe shijuan disa nga verërat e tyre.

edi rama në beograd open balkan ne beograd

Sondazh

Poll