Bota

Polonia i kërkon 1,3 trilion euro dëmshpërblim Gjermanisë për shkatërrimet gjatë Luftës së Dytë Botërore

1 Shtator 2022, 14:43 Nga d.a.
Polonia i kërkon 1,3 trilion euro dëmshpërblim Gjermanisë
LIIB

POLONI- Qeveria e Polonisë të enjten vlerësoi koston financiare të humbjeve të Luftës së Dytë Botërore në 1.3 trilion euro (dollar) dhe tha se do t'i "kërkonte Gjermanisë të negociojë këto reparacione".

"Është një shumë e madhe prej 6.2 trilionë"- tha në një konferencë zëvendëskryeministri Jaroslaw Kaczynski, kreu i partisë në pushtet Ligj dhe Drejtësi, duke shtuar se marrja e reparacioneve do të ishte një proces "i gjatë dhe i vështirë".

Në vitin 2017 u krijua një komision parlamentar për të përcaktuar dëmin e shkaktuar Polonisë gjatë luftës nga Gjermania. Kryetari i saj, Arkadiusz Mularczyk, njoftoi përfundimin e punimeve vitin e kaluar. Megjithatë, komisionit iu kërkua plotësimi i informacionit. “Raporti do të jetë gati brenda shkurtit”, tha kreu i qeverisë.

Sipas vlerësimeve të mëparshme polake, bazuar në inventarin e vitit 1946, plus interesin, dëmi arriti në rreth 800 miliardë euro.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, katër deri në gjashtë milionë polakë humbën jetën. Falë një instituti të ri kërkimor, Polonia dëshiron të justifikojë pretendimet e saj për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga pushtuesi gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe të mbyllë një herë e mirë temën e dëmshpërblimeve.

lufta e dyte boterore polonia kerkon demshperblim nga gjermania jaroslaw kaczynski

Sondazh

Poll