Bota

"Pi pak verë!"/ Rama s'ja pranon alkoolin Vuçiçit: Jo, kam angazhime. Presidenti serb: Do më bezdisë mua në darkë

Gjatë vizitës në tenda presidenti Vuçiç nuk ngurroi të degustonte verërat e kantinave të ndryshme të ardhura nga Shqipëria, Maqedonia dhe disa vende të tjera. Gjatë degustimit nuk kanë munguar as batutat ndërmjet liderëve të Open Balkan ku më së shumti janë "ngacmuar" Vuçoç dhe Rama.

1 Shtator 2022, 15:27 Nga d.a.
"Pi pak verë!"/ Rama s'ja pranon alkoolin
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- Pas hapjes zyrtare të panairit "Wine Vision of the Open Balkans", Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë Dimitar Kovaçevski, Edi Rama, kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe kryeministrja Ana Brnabiç vizituan disa stendat e ekspozuesve dhe shijuan disa nga verërat e tyre.

Gjatë vizitës në tenda presidenti Vuçiç nuk ngurroi të degustonte verërat e kantinave të ndryshme të ardhura nga Shqipëria, Maqedonia dhe disa vende të tjera. Gjatë degustimit nuk kanë munguar as batutat ndërmjet liderëve të Open Balkan ku më së shumti janë "ngacmuar" Vuçiç dhe Rama.

Rama nuk ka preferuar që të provojë verë pothuajse në shumicën e stendave edhe pse Vuçiç në një moment dëgjohet teksa i thotë: Pi diçka Edi, ndërkohë i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Kovaçevskit i cili i ka zgjatur gotën e tij të cilën Rama e ka refuzuar duke thënë se ka diçka të rëndësishme më vonë.

"Do të më bezdisë mua në darkë, është koha e tij"- ka thënë Vuçiç duke shkaktuar të qeshura ku më pas tha se ai kishte disa intervista për të dhënë ndaj nuk po pinte.

open balkan ne beograd aleksander vucic edi rama

Sondazh

Poll