Bota

Lavrov kërcënon Moldavinë: Çdo veprim që cënon rajonet rusishtfolëse do të ketë pasoja

Deklarata e Lavrov në një fjalim në shkollën më të lartë të marrëdhënieve të jashtme të Rusisë nënvizoi shqetësimet se rajoni i Transnistrisë i Moldavisë, i cili kufizohet me Ukrainën, mund të tërhiqet në konfliktin Rusi-Ukrainë.

1 Shtator 2022, 13:06 Nga d.a.
Lavrov kërcënon Moldavinë: Çdo veprim që cënon
Lavrov

RUSI- Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov paralajmëroi të enjten se çdo veprim që shihet si rrezik i një kontigjenti paqeruajtës rus në një rajon separatist të Moldavisë do të konsiderohet si një sulm ndaj vetë Rusisë.

Sipas Abcnews, deklarata e Lavrov në një fjalim në shkollën më të lartë të marrëdhënieve të jashtme të Rusisë nënvizoi shqetësimet se rajoni i Transnistrisë i Moldavisë, i cili kufizohet me Ukrainën, mund të tërhiqet në konfliktin Rusi-Ukrainë.

“Të gjithë duhet të kuptojnë se çdo lloj veprimi që do të krijojë një kërcënim për sigurinë e ushtarakëve tanë do të konsiderohet në përputhje me ligjin ndërkombëtar si një sulm ndaj Federatës Ruse”, tha Lavrov.

Rusia ka vendosur paqeruajtës atje që nga fundi i një lufte tre mujore të vitit 1992 që e la Transnistrinë jashtë kontrollit të Moldavisë. Forcat ruse ruajnë gjithashtu një depo të madhe municionesh në rajon. Në prill, tensionet në Moldavi u rritën pas një sërë shpërthimesh në Transnistria.

sergei lavrov marredheniet rusi-moldavi

Sondazh

Poll