Politike

Aksioni Opozitar! Meta e Berisha takim 'kokë më kokë'

Nuk dihet ende se cili ka qenë vendtakimi që ka bërë bashkë dy liderët e Opozitës.

1 Shtator 2022, 12:14 Nga F.M
Aksioni Opozitar! Meta e Berisha takim 'kokë më kokë'
Ilir Meta dhe Sali Berisha

TIRANË- Dy liderët e Opozitës në vend kanë zhvilluar një takim 'kokë më kokë' dy ditë më parë. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ai i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë mbledhur për të diskutuar në lidhje me aksionin opozitar që pritet të nisë me ardhjen e sesionit të ri parlamenta, 5 shtator.

Nuk dihet ende se cili ka qenë vendtakimi që ka bërë bashkë Berishën e Metën dhe as përfundimi i diskutimeve. Vetë kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet ditën e sotme se nëse është takuar me Sali Berishën dhe u shpreh se së bashku kanë një kimi të mrekullueshme e se kur nuk takohen janë online. 

Berisha nga ana tjetër ka ndarë znat dhe ka ngritur grupet e punës duke përgatitur aksionin. Në mbledhjen e sotme të kryesisë së PD-së Berisha ndau kryetarët e Grupeve të Punës që do të drejtojnë dhe ndjekin në bazë aksionin politik. Nga ana e PL-së nuk ka ende një të tillë. 

sali berisha ilir meta

Sondazh

Poll