Aktualitet

Detaje/ Kush është 23-vjeçari që u gjet i vrarë në një kanal në Fier, akuza para 4 vitesh (EMRI)

12 Gusht 2019, 06:17 Nga DOSJA
Detaje/ Kush është 23-vjeçari që u gjet i vrarë

Fier-Për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Fier është identifikuar viktima. Mësohet se 23-vjeçari që u gjet i vrarë në një kanal është Florian Selimi me origjinë nga Tropoja. Ai banonte në fshatin Sulaj të Fierit.

Dyshohet se është vrarë pas një sherri që mund të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Për këtë vrasje në polici janë shoqëruar disa persona.

Makina e braktisur

Policia gjithashtu ka konstatuar edhe një makinë tip “Reno” të braktisur në këtë zonë, ndërsa nga dyshimet e para thuhet se viktima është nxjerrë nga mjeti dhe më pas është ekzekutuar. Gjithashtu ka dyshime të forta se Selimi, mund të ketë ndaluar në Sulaj të Fierit për të rregulluar një defekt pasi makina u gjet me kofano të hapur.

Në vitin 2015, Selimi është akuzuar se ka vjedhur një makinë , të cilën më pas e ka djegur në rrethana të paqarta Ai rezulton si person me precedent penal. Nuk dihet ende nëse kjo ngjarje lidhet me arrestimin e tij nga policia katër vite më parë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vrasje në fier vritet florian selimi vrasje në fier vritet florian selimi

Sondazh

Poll