Bota

FOTOLAJM/ Qeni merr pjesë në protestën kundër përdhunimit, mesazhi në pankartën e varur në qafë

Një qen së bashku me pronarin e tij ka dalë të protestojë kundër përdhunimit.

31 Gusht 2022, 17:32 Nga I.A
FOTOLAJM/ Qeni merr pjesë në protestën kundër
Qeni ne proteste

KOSOVË- Përveç njerëzve në protestën që u mbajt në Prishtinë kundër përdhunimit të 11-vjeçares, kanë marrë pjesë edhe kafshët. Një qen së bashku me pronarin e tij ka dalë të protestojë kundër përdhunimit.

Në qafë të qenit ishin varur dy pankarta, për të bërë thirrje kundër dhunës seksuale. Në pankartat shkruhej: “Bubi mos e lsho përdhunuesin, qkyje krejt!! S’di me shkru, as me lexu, kur m’thu jo, di me ngu!!”

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan në Prishtinë. Më 27 gusht, 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Katër nga pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës janë identifikuar dhe arrestuar. Dje u arrestua dhe i pesti, 19-vjeçari Shkëlqim Kameri.

protesta per perdhunimin e 11-vjecares perdhunohet 11-vjecarja ne kosove

Sondazh

Poll