Bota

Përmbytjet në Pakistan, omazhet para dhe pas tregojnë shkallën e shkatërrimit në vend

Imazhet satelitore zbulojnë të njëjtat zona muaj ose javë më vonë të mbuluara me ujë kafe. Në disa pjesë rrugët janë zhdukur dhe ujërat e përmbytjeve kanë krijuar lumenjtë e tyre.

31 Gusht 2022, 10:08 Nga d.a.
Përmbytjet në Pakistan, omazhet para dhe pas tregojnë
permbytjet ne Pakistan

PAKISTAN- Imazhet e reja satelitore tregojnë shkallën e shkatërrimit të shkaktuar nga përmbytjet dhe shirat katastrofike në Pakistan. Imazhet, nga Planet Labs dhe Maxar, tregojnë zona të gjelbra, fshatra dhe ndërtesa përpara se shirat musonorë dhe përmbytjet të fillonin të goditnin vendin në qershor.

Sipas Guardian, imazhet satelitore zbulojnë të njëjtat zona muaj ose javë më vonë të mbuluara me ujë kafe. Në disa pjesë rrugët janë zhdukur dhe ujërat e përmbytjeve kanë krijuar lumenjtë e tyre. Fotot paraqesin përmbytje të rënda në të gjithë vendin, nga provinca Sindh në jug, deri në lumin Kabul në veri.

Përmbytjet, të përshkruara nga kryeministri Shebaz Sharif si më të këqijat në historinë e Pakistanit, deri më tani kanë vrarë më shumë se 1,100 njerëz dhe kanë zhvendosur miliona. Sharif tha se do të kushtonte të paktën 10 miliardë dollarë për të riparuar infrastrukturën e dëmtuar të përhapur në të gjithë vendin.

Më shumë se 33 milionë njerëz, ose një në shtatë pakistanezë, janë prekur nga përmbytjet. Rreth gjysmë milioni prej të zhvendosurve jetojnë në kampe të organizuara, ndërsa të tjerëve u është dashur të gjejnë strehën e tyre. Njerëzit e zhvendosur kanë bredhur atë që ka mbetur toka e thatë, duke kërkuar strehim, ushqim dhe ujë të pijshëm.

Shirat që filluan në qershor kanë larë të korrat vitale dhe kanë dëmtuar ose shkatërruar më shumë se një milion shtëpi.Autoritetet dhe organizatat bamirëse po përpiqen të përshpejtojnë shpërndarjen e ndihmave për të prekurit, një detyrë sfiduese në zonat e ndërprera për shkak se shumë rrugë dhe ura janë dëmtuar në mënyrë kritike.

Zyrtarët pakistanezë dhe të tjerë kanë fajësuar ndryshimin e klimës, i cili po rrit shpeshtësinë dhe intensitetin e motit ekstrem në mbarë botën. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres tha se përmbytjet e Pakistanit ishin një sinjal për botën për të rritur veprimet kundër ndryshimit të klimës.

 

permbytjet ne pakistan shebaz sharif

Sondazh

Poll