Politike

Akuzat për drogë dhe deportim, Pjetri nxjerr certifikatat: Shteti italian s’më ka arrestuar asnjëherë

10 Gusht 2019, 20:30 Nga DOSJA
Akuzat për drogë dhe deportim, Pjetri nxjerr certifikatat: Shteti

SHKODËR– Kryebashkiaku i ri i Shkodrës Valdrin Pjetri u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, e cila pretendonte se kryebashkiaku së bashku me të vëllain Dritan Pjetri është deportuar nga Italia pasi konsiderohen si persona me rrezikshmëri për shoqërinë.

Në një status në Facebook, pjetri ka publikuar dy certifikata sipas të cilave vërteton se nuk është proceduar asnjëherë nga policia e shtetit fqinj.

Nuk dua të hyj në baltën e PD-së, e cila ka javë që kërkon të njollosë figurën time. Ja ku janë çertifikatat e pastërtisë së figurës time në shtetin Italian.

Të tjerat i’a kam lënë atyre që duan të mbulojnë dështimet e tyre disa vjeçare duke njollosur emrin tim. Ditë më të mira po vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj,”– shkruan Pjetri krahas certifikatave.

Vetëm disa ditë më parë Partia Demokratike publikoi një letër që i kishte dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, ku kërkonte të verifikohej pastërita e figurës së Pjetrit. PD shkruante se ka indicie që Pjetri ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge.  Pjetri tha se është i hapur për të bërë çdo verifikim por jo me indicie publike.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e pd-se per valdrin pjetrin valdrin pjetri akuzat e pd-se per valdrin pjetrin valdrin pjetri

Sondazh

Poll