Bota

Presidentja Vjosa Osmani udhëton drejt Çekisë, do të kërkojë liberalizimin e vizave

Lajmi është konfirmuar nga Presidenca e Kosovës, përmes një komunikate drejtuar mediave ku thuhet se Osmani do të takohet edhe me Ministrin për punë të jashtme të Holandës, Wopke Hoekstra, shtet ky skeptik për liberalizimin e vizave.

30 Gusht 2022, 14:07 Nga d.a.
Presidentja Vjosa Osmani udhëton drejt Çekisë, do të
Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Çeki, ku do të takohet me kryeministrin çek, Peter Fiala dhe do të marrë marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të Forumit 2000. Osmani do të kërkojë atje edhe liberalizimin e vizave për Kosovës, meqë Çekia aktualisht udhëheqë me presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Lajmi është konfirmuar nga Presidenca e Kosovës, përmes një komunikate drejtuar mediave ku thuhet se Osmani do të takohet edhe me Ministrin për punë të jashtme të Holandës, Wopke Hoekstra, shtet ky skeptik për liberalizimin e vizave.

Çekia aktualisht udhëheqë me presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, prandaj në këto takime, Presidentja do ta adresojë në veçanti çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe avancimin e agjendës evropiane të vendit tonë. Presidentja Osmani, ndër të tjera, do të takohet me kryeministrin çek z. Petr Fiala, me presidentin e Senatit Çek, z. Miloš Vystrčil si dhe me zv.kryeministrin, njëherësh ministër për punë të jashtme të Holandës, z. Wopke Hoekstra”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Çekia aktualisht udhëheqë me presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, prandaj në këto takime, Presidentja do ta adresojë në veçanti çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe avancimin e agjendës evropiane të vendit tonë.

Presidentja Osmani, ndër të tjera, do të takohet me kryeministrin çek Petr Fiala, me presidentin e Senatit Çek, Milos Vystrcil si dhe me zv.kryeministrin, njëherësh ministër për punë të jashtme të Holandës, Wopke Hoekstra.

Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani do të marrë pjesë dhe do të flasë në konferencën ndërkombëtare të Forumit 2000 me temë: Rreziku i qartë dhe i tashëm i demokracisë: si të përgjigjemi Fondacioni Forum 2000, vazhdon trashëgiminë e ish-presidentit çek, Vaclav Havel në mbështetje të vlerave demokratike, respektimit të të drejtave të njeriut, si dhe duke ndihmuar në zhvillimin e shoqërisë civile dhe inkurajuar tolerancën kulturore dhe etnike.

vjosa osmani peter fiala

Sondazh

Poll