Bota

'Nuk do ketë sukses'/ Vuçiç: Çështja e targave do zgjasë, nuk shikoj përparim me Kosovën

Vuçiç u shpreh se nuk beson se çështja e targave do të jetë e suksesshme ndërsa shtoi se Kurti është i bindur se do të jetë e suksesshme.

30 Gusht 2022, 13:20 Nga A.B
'Nuk do ketë sukses'/ Vuçiç: Çështja e
Aleksander Vucic

SERBI- Presidenti Aleksandër Vuçiç ka folur ditën e sotme në lidhje me çështjen e targave me Kosovën. Në një konferencë për shtyp, ai deklaroi se kur Kosova të fillojë fushatë më 1 shtator, nuk do jetë. Gjithsesi, duke vazhduar këtë fjali, Vuçiç tha se Kurti është i bindur se do të jetë e suksesshme.

'Blics.rs' shkruan se Vuçiç tha: Është një proces që do të zgjasë. Sigurisht që jemi përballur me këtë problem, por mbetet për t'u parë. Pres vizita dhe bisedime të rëndësishme pas samitit të Ballkanit të Hapur, do të vijë edhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Në këtë moment nuk shoh asnjë mundësi për përparim sepse nuk shoh dëshirë nga ana e Prishtinës për të arritur një kompromis.

Ai po ashtu ka shtuar se sa i përket deklaratave optimiste nga BE-ja për arritjen e marrëveshjes me Prishtinën, “politikanët evropianë nuk duhet të jenë të zymtë dhe të shikojnë çdo gjë me pesimizëm si unë. Këtë e pamë në shembullin tonë. Kur i ke të gjitha këto, skena politike bëhet ekstreme – tha ai.

Kosova është shprehur se është e gatshme të heqë dorë nga lëshimi i tyre, nëse edhe Serbia bën të njëjtën gjë. Më herët, Vuçiç, tha se më 1 shtator do të nisë së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat serbe. Targat sikurse KM, PR, PZ, UR e të ngjashme konsiderohen të jashtëligjshme nga Kosova dhe Prishtina kërkon që pronarët e makinave me targa të tilla t’i konvertojnë ato në RKS brenda një periudhe prej 61 ditësh. Serbia ka kërkuar që këto targa të zëvendësohen me targat e mëhershme KS, që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës, por kjo është kundërshtuar nga kryeministri Kurti. 

aleksander vucic albin kurti

Sondazh

Poll