Bota

Nisin protestat pas përdhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, aktivistja: Nëna e vajzës ka dështu

Gjatë protestës aktivistja Xheraldina Rexhepi u shpreh se në rastin e të miturës kanë dështuar të gjithë institucionet përfshirë dhe famijen e saj.

30 Gusht 2022, 12:31 Nga d.a.
Nisin protestat pas përdhunimit të 11-vjeçares në
Xheraldina Rexhepi

KOSOVË- Pas përdhunimit të 11-vjeçares nga 5 persona në Prishtinë dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin "Skënderbeu" për të protestuar kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Gjatë protestës aktivistja Xheraldina Rexhepi u shpreh se në rastin e të miturës kanë dështuar të gjithë institucionet përfshirë dhe famijen e saj.

Nuk ka dështu shteti, nuk ka dështua asnjë institucion. Kemi dështu krejt. Hallka e parë, institucioni i parë është familja: familja ka dështu. Ka dështu nëna e asaj vajze që s’e ka ditë ku e ka vajzën shtatë orë, kanë dështu prindët e atyre djemve që i kanë eduku në mënyrën që me e bë krim makabër dhe mos me u ndi fajtorë”, tha ajo.

Rexhepi tha se duhet “ta nisim ndryshimin prej vetvetes”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan në Prishtinë. Më 27 gusht, 5 burra kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare. Dy nga pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës janë identifikuar dhe arrestuar. Një prej tyre është 26-vjeçari Ekrem Rexhepi. Policia ka nisur kërkimet për personat e tjerë të akuzuar për këtë akt makabër.

xheraldina rexhepi ekrem rexhepi perdhunohet e mitura ne kosove

Sondazh

Poll