Bota

E çuditshme/ Ariu godet makinën e policisë në Kaliforni, rrëzohet dhe digjet nga flakët

11 Gusht 2019, 17:37 Nga DOSJA
E çuditshme/ Ariu godet makinën e policisë në Kaliforni,

KALIFORNI –Një ari ka rënë mbi makinën e policisë në Kaliforni, e si pasojë e ka rrëzuar atë.

Edhe pse duket e çuditshme, policët deklarojnë se është i vërtetë lajmi që, makina e patrullës u sulmua nga një ari.

Gjatë momentit që ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, makina ka marrë flakë.

Autoritetet thanë që oficeri ishte duke udhëtuar më 3 gusht, pasi ishte nisur në një incident në komunitetin e Orleans, mbi drogën.

Por nuk ka mundur të arrijë, si shkak i përplasjes me ariun. Zjarri ishte përhapur në rreth 2,000 metra katrorë, duke bërë që makina të bllokohej.

Ndërkohë po hetohet mbi aksidentin e 3 gushtit.

Burimi: Mobile.abc.net

A.C/dosja,al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ariu rrezon makinen kaliforni ariu rrezon makinen kaliforni

Sondazh

Poll