Bota

“Fjalime urryese si të Hitlerit”, Papa Françesku i shqetësuar kritikon ashpër Salvinin

11 Gusht 2019, 12:48 Nga DOSJA
“Fjalime urryese si të Hitlerit”, Papa Françesku i

 ITALI- Papa Françesku në një fjalim të fundit të tij para publikut ka kritikuar ashpër Ministrin e Brendshëm të Italisë, Mateo Salvini.

Papa gjatë fjalimit të tij bëri edhe thirje për një Evropë të bashkuar.

Ai ka dhënë një intervistë për “La Stampa”, ku fjalimet politike që përdoren në Itali i krahasoi me strategjinë që përdorte para shumë vitesh, Gjermania gjatë regjimit nazist.

“Jam i shqetësuar sepse jemi duke dëgjuar fjalime urryese, të cilat janë të njëjta me ato të Hitlerit në 1934. ‘Ne të parët. Ne … Ne…’. Këto janë mendime të frikshme.”– është shprehur Papa.

Ndërkohë reagimi kritikues i Papa Françeskut vjen pak ditë pas deklaratës së Salvinit, i cili kërkoi shpërndarjen e Parlamentit dhe që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Papa nuk ka kritikuar për herë të parë politikën në Itali, por mesa duket nuk merrren parasysh kritikat e tij. Ai gjithmonë ka kërkuar për emigrantët, integrimin e tyre në shoqëri dhe të kenë të drejta të barabarta si qytetarët vendas.

Burimi: Thehill

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota  papa frannçesku emigrantet fjalim nazist mateo salvini  papa frannçesku emigrantet fjalim nazist mateo salvini

Sondazh

Poll

Bota 11 Gusht 2019, 06:23

Gjermanët duan shumë mish dhe shumë lirë

Verë dhe si gjithmonë nuk mungon mishi i pjekur në zgarë në tavolinat familjare. Këtë e di industria e prodhimit të mishit në Gjermani dhe e ofron atë në masë t...