Bota

Qyteti më i mbipopulluar gjatë verës, Barcelona e lodhur nga turistët

11 Gusht 2019, 13:29 Nga DOSJA
Qyteti më i mbipopulluar gjatë verës, Barcelona e lodhur nga

BARCELONË- Qyteti është i gatshëm edhe këtë vit për valën verore të vizitorëve dhe banorët po përpiqen të sensibilizojnë të ardhurit, për të evituar mbipopullimin dhe arratisjen e banorëve nga lagjet qendrore të qytetit.

Mbipopullimi veror është një temë e nxehtë prej disa vitesh në Barcelonë. Është absurde që në qendër ka më shumë turistë se banorë – është slogani me të cilin kryebashkiakia Ada Colau fitoi zgjedhjet në 2015.  Në shumë lagje popullore, bukëpjekësit dhe berberët ia kanë lënë vendin dyqaneve të suvenireve. Autoritetet lokale kanë hedhur në letër plane të posaçme për menaxhimin e fluksit turistik, por situata nuk ka ndryshuar.

Këtë verë, sipas përllogaritjeve, priten rreth 15 milionë turistë, ose dy milionë më shumë në krahasim me vitin e shkuar, në një kohë kur vetë Barcelona ka pak më shumë se 1 milionë e 600 mijë banorë. Vetë këta të fundit kërkojnë një ndryshim.

Ky i Barcelonës në fakt nuk është i vetmi rast në Evropë. Në Amsterdam është spostuar shkrimi i famshëm I love amsterdam nga qendra në periferi për të promovuar edhe zona të tjera të qytetit. Në Lisbonë, vala e pushuesve ka bërë që të rriten çmimet ndërsa në Venecia lokalët janë të irrituar me të huajt.

 Marrë nga Top Channel 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota barcelone qyeteti i mbipopulluar tursitet barcelone qyeteti i mbipopulluar tursitet

Sondazh

Poll

Bota 11 Gusht 2019, 06:23

Gjermanët duan shumë mish dhe shumë lirë

Verë dhe si gjithmonë nuk mungon mishi i pjekur në zgarë në tavolinat familjare. Këtë e di industria e prodhimit të mishit në Gjermani dhe e ofron atë në masë t...