Bota

Notoi përmes ujëvarës së Niagarës për t’i shpëtuar dëbimit nga Kanadaja, 27-vjeçari shqiptar u “tradhëtua&

11 Gusht 2019, 12:49 Nga DOSJA
Notoi përmes ujëvarës së Niagarës për t’i

SHBA- Një i riu shqiptar është arrestuar nga policia amerikane pasi tentoi që t’i shpëtonte dëbimit nga Kanadaja.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin, Robert Kutaj, i cili ishte dëbuar nga shteti kanadez, e së shpejti do kthehej në atdhe.

Në tentativë për t’iu shmangur dëbimit, 27-vjeçari përshkoi një pjesë të lumit ku ndodhet ujëvara e famshme, Niagara.

Mediat lokale bëjnë me dije se rreth orës 11:45 minuta të darkës më 3 gusht, Kutaj kishte kaluar nëpër oborrin e shtëpisë së një banori vendas duke mbajtur mbi shpinë një çantë të papërshkueshëm nga uji, pasi kishte dalë i lagur nga brigjet e lumit.

I riu shqiptar kishte pyetur banorin se “ku ishte rruga”, si dhe ku ndodhej restoranti Brickyard, ndërsa ky i fundit e spiunoi në Polici.

Menjëherë, policia e Leëiston është mobilizuar dhe ka gjetur të dyshuarin brenda në Brickyard.

(a.f/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arrestohet i riu shqiptar ne shba kanada arrestohet i riu shqiptar ne shba kanada

Sondazh

Poll

Bota 11 Gusht 2019, 06:23

Gjermanët duan shumë mish dhe shumë lirë

Verë dhe si gjithmonë nuk mungon mishi i pjekur në zgarë në tavolinat familjare. Këtë e di industria e prodhimit të mishit në Gjermani dhe e ofron atë në masë t...