Bota

VIDEO/ Panikoset turma në Florida, demi del nga rodeo, njerëzit largohen me shpejtësi

Një dem kaloi portat që rrethonin vendin ku ai bënte shfaqje dhe vrapoi rreth stadiumit më 27 gusht. Të gjithë njerëzit përjetuan një tmerr, por nuk mbeti asnjë i lënduar.

30 Gusht 2022, 07:07 Nga s.s
VIDEO/ Panikoset turma në Florida, demi del nga rodeo, njerëzit
Demi në Florida

SHBA- Spektatorët në një shfaqje në Panairin e Floridës përjetuan një tmerr teksa një dem kaloi portat që rrethonin vendin ku ai bënte shfaqje dhe vrapoi rreth stadiumit më 27 gusht. 

Christopher Thornton, i cili regjistroi videon e incidentit, tha për Fox 13 News se demi "kaloi një nga panelet anësore të portës" në të cilën po mbahej dhe u arratis. 

"Të gjithë po nxitonin, prindërit po kapnin fëmijët e tyre. Njerëzit po hipnin mbi karrige. Gjëja e parë që më erdhi në mendjen time ishte për ta regjistruar atë. Nuk mund ta besoja se kjo po ndodhte në shfaqjen e parë që unë po shihja!", tha Thornton.

Videoja nga incidenti tregon demin duke vrapuar rreth stadiumit ndërsa një person mbi një altoparlant u thotë spektatorëve që bërtasin të qëndrojnë të qetë. 

Një person i hipur mbi kal arriti që përmes një litari arriti ta kapte demin nga ana tjetër e gardhit dhe ta kthente në arenë. 

"Të gjithë filluan të duartrokisnin. Sinqerisht, nëse ai nuk do të ishte në gjendje të kapte demin, do të kishte ndodhur më shumë kaos", tha Thornton. Sipas raportimeve, askush në tribunë nuk u lëndua gjatë incidentit. 

dem shba florida

Sondazh

Poll