Bota

Përdhunimi i 11-vjeçares nga 5 persona në Kosovë, Buzhala: Akt makabër! Fajet i ka shoqëria

Buzhala shkruan se ajo që ndodhi është një akt makabër e se nuk gjen dot fjalë për ta përshkruar mjaftueshëm

30 Gusht 2022, 07:25 Nga A.B
Përdhunimi i 11-vjeçares nga 5 persona në Kosovë, Buzhala:
Berat Buzhala

KOSOVË- Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në Prishtinë, aty ku 5 burra kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Buzhala shkruan se ajo që ndodhi është një akt makabër e se nuk gjen dot fjalë për ta përshkruar mjaftueshëm. Ai ngre pikëpyetje se ku janë rritur këto persona, me kë janë shoqëruar, me kë kanë dalë për kafe, duke shtuar më tej se faji mbetet i shoqërisë dhe ambientit që i rrethon. Padiskutim që edhe Buzhala kërkon dënimin maksimal për këtë ngjarje të rëndë që ka tronditur Kosovën e Shqipërinë.

POSTIMI:

Nuk kam koment per kete akt makaber. Ngjarja shkon shume pertej limiteve mendore. Asnje fjale nuk eshte e mjaftueshme. Po te ishte vec nje person disi do te mund te thoshim me gjysem zemre qe kemi te bejme me nje rast te tmerrshem por te izoluar. Kemi te bejme me pese burra qe i bashojne forcat kunder nje femije. Fjalori eshte i varfer per me pershkru ate cka zemra don me e thane. Nuk eshte puna te denimi i ketyre perbindsheve. Ligjet jane ligje dhe nuk mund te tejkalohen. Problemi eshte me i thelle dhe me sistematik. Ku jane rrite keta njerez? Me kend jane shoqeru? Me kend kane dale ne kafe? Me kend kane shkru? Me kend kane fole dhe cka kane fole? Cila shoqeri i ka pranu keta? A eshte e mundur qe kane shoke qe mendojne ngjashem? A kane familje? Cka mendon familja per keta? Denimi i tyre tash eshte gjeja me e lehte qe mund te behet. Fajet i ka shoqeria dhe ambienti. A mundemi me e denu mentalitetin? A mundemi me e ndryshu mentalitetin? A mundemi me e denu shoqerine e tyne? Shoket e tyne?

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan në Prishtinë. Më 27 gusht, 5 burra kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare. Dy nga pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës janë identifikuar dhe arrestuar. Një prej tyre është 26-vjeçari Ekrem Rexhepi. Policia ka nisur kërkimet për personat e tjerë të akuzuar për këtë akt makabër.

berat buzhala dhunohet e mitura ne kosove

Sondazh

Poll