Bota

'Zemër po më pëlqen'/ Përdhunimi i 11-vjeçares, DOSJA e Prokurorisë: Autorët e ndaluan në park, i hoqën rrobat

Të tre personat ishin afruar tek e mitura dhe e kishin ngacmuar me fjalët “Zemër po më pëlqen”

30 Gusht 2022, 09:13 Nga A.B
'Zemër po më pëlqen'/ Përdhunimi i
Foto ilustruese

KOSOVË- Në një park të kryeqytetit një vajzë e re 11-vjeçare ishte duke ecur teksa u ndalua e pastaj dhunuar seksualisht nga disa persona. Kështu përshkruhet në dosjen e prokurorisë për përdhunimin e 11-vjeçares në Kosovë.

Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur kur tre persona ndaluan 11-vjeçaren e cila ishte duke ecur.

Të tre personat ishin afruar tek e mitura dhe e kishin ngacmuar me fjalët “Zemër po më pëlqen”, e njëri nga të dyshuarit kishte filluar ta prekë me dorë në pjesën e barkut dhe në fundin e shpinës.

Dosja tregon se të dyshuarit ia hoqën të miturës rrobat në park. Pasi e kishin zhveshur, në dosje përshkruhet se njëri nga të dyshuarit po ia mbante duart dhe gojën viktimës ndërsa tjetri po e dhunonte seksualisht. Sipas përshkrimit të prokurorisë dhunimi kishte vazhduar dhe ai i cili ia mbante duart, pastaj kishte filluar ta dhunojë seksualisht.

Pasi ishte dhunuar nga dy të dyshuarit e parë, viktima në afërsi të shtëpisë së saj ishte ndalur edhe nga një person tjetër. Ai e kishte futur 11-vjeçaren në veturë së bashku me tre persona të tjerë dhe e kishte dërguar në një vend ku kishte vetëm pemë dhe bari. Aty përshkruhet se viktima ishte dhunuar sërish. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan në Prishtinë. Më 27 gusht, 5 burra kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare. Dy nga pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës janë identifikuar dhe arrestuar. Një prej tyre është 26-vjeçari Ekrem Rexhepi. Policia ka nisur kërkimet për personat e tjerë të akuzuar për këtë akt makabër.

dhunohet e mitura ne kosove

Sondazh

Poll