Bota

Tentoi të merrte dy këlyshët, luani masakron burrin në Ganë

Autoritetet e kafshëve të egra dyshojnë se ai mund të ketë planifikuar të vidhte dy këlyshë të rrallë luani të bardhë, të cilët janë bërë një tërheqje e madhe që nga lindja e tyre nëntorin e kaluar.

29 Gusht 2022, 22:18 Nga I.A
Tentoi të merrte dy këlyshët, luani masakron burrin në
Luani

GANË- Autoritetet në Ganë po hetojnë pasi një burrë u sulmua për vdekje nga një luan pasi u ngjit në një kopsht zoologjik në kryeqytet, Akra. BBC shkruan se burri, i përshkruar si i moshës së mesme, vdiq nga plagët e tij pas sulmit të së dielës.

Autoritetet e kafshëve të egra dyshojnë se ai mund të ketë planifikuar të vidhte dy këlyshë të rrallë luani të bardhë, të cilët janë bërë një tërheqje e madhe që nga lindja e tyre nëntorin e kaluar. Trupi i viktimës u mor nga kopshti zoologjik dhe u dërgua në një morg lokal. Kopshti Zoologjik i Akra është mbyllur përkohësisht për publikun pas incidentit që ka lënë shumë njerëz në Ganë të tronditur. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivin e autorit dhe rrethanat e sulmit.

Një luan, një luaneshë dhe dy këlyshët e tyre të bardhë ndodheshin në ambient kur ndodhi ngjarja. Ndërhyrësi u ngjit në një gardh 10 metra përpara se të ngjitej mbi një tjetër 20 metra për të hyrë në rrethimin e luanëve.

gane

Sondazh

Poll