Bota

Po vinin nga Algjeria, gjenden 7 trupa të pajetë në brigjet e Spanjës

Mediat shkruajnë se policia po heton nëse ata ishin emigrantë gomone e të cilëve u fundos në Mesdhe gjatë udhëtimit të tyre nga Algjeria.

29 Gusht 2022, 21:34 Nga I.A
Po vinin nga Algjeria, gjenden 7 trupa të pajetë në brigjet e
Foto ilustruese

SPANJË- Shtatë trupa janë gjetur pranë plazheve të njohura të Mesdheut në jug të Spanjës. Mediat shkruajnë se policia po heton nëse ata ishin emigrantë gomone e të cilëve u fundos në Mesdhe gjatë udhëtimit të tyre nga Algjeria. Roja bregdetare spanjolle shpëtoi një emigrant të vetëm rreth 30 milje detare nga bregu i Alicante të shtunën.

21-vjeçari tha se po udhëtonte me një grup prej rreth 15 personash kur gomone e tyre pa motor u përmbys dhe migrantët e tjerë u zhdukën. Hetimet nisën pas deklaratës së tij dhe policia zbuloi tre trupa – një burrë, grua dhe fëmijë – të dielën pranë plazheve të Pilar de Horadada në Alicante.

Të njëjtën ditë, njerëzit njoftuan policinë për dy trupa që notonin në ujërat e San Javier në Murcia, ndërsa dy trupa të tjerë u zbuluan në brigjet e Alicante dhe Murcia të hënën. Sipas policisë, po kryhen autopsitë për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe detaje të tjera. Zyrtarët nuk e përjashtojnë mundësinë e gjetjes së më shumë trupave në orët dhe ditët në vijim.

7 persona te vdekur ne spanje

Sondazh

Poll