Bota

Gazetari gjerman: Politika e Erdoganit është jashtëzakonisht e pamatur

Ajo që vëren Herman është se sa më shumë njerëz e lavdërojnë Turqinë për shkak të marrëveshjes së grurit, aq më shumë vendi guxon të anashkalojë sanksionet kundër Rusisë që janë vendosur nga më shumë se 30 vende.

29 Gusht 2022, 19:27 Nga I.A
Gazetari gjerman: Politika e Erdoganit është jashtëzakonisht e
Rexhep Tajip Erdogan

GJERMANI- “Politika e rrezikshme dhe e pamatur e Erdoganit", me këtë titull, gazetari gjerman Rainer Hermann, në rubrikat e Frankfurter Allgemeine Zeitung, shqyrton politikën ukrainase të Erdoganit dhe aspektet e shumta të saj me një lupë.

Ajo që vëren Herman është se sa më shumë njerëz e lavdërojnë Turqinë për shkak të marrëveshjes së grurit, aq më shumë vendi guxon të anashkalojë sanksionet kundër Rusisë që janë vendosur nga më shumë se 30 vende. Ai përmend disa shembuj, siç është marrëveshja e fundit e synimeve të Soçit midis Erdogan dhe Putin, përmbajtja e së cilës nuk është bërë e ditur dhe nuk do të bëhet e ditur, por që u mundëson të dy vendeve të zgjerojnë marrëdhëniet e tyre tregtare dhe ekonomike. Ose në sektorin e turizmit, ku turistët rusë mund të fluturojnë në linjat ajrore turke dhe të paguajnë me kartën e tyre të kreditit, gjë që nuk mund ta bëjnë në vendet e sanksionuara.

“Pas këtyre, qeveria amerikane në një letër i bëri Turqisë të kuptojë se mund të vendosë sanksione dytësore ndaj bankave dhe kompanive turke për shkak të lidhjeve të saj me Rusinë. Gjithashtu, bankat turke do të duhet të vendosin nëse do të bëjnë biznes me institucionet financiare ruse apo amerikane. Po kështu, evropianët mund të pyesin linjat ajrore turke nëse preferojnë tregun perëndimor apo atë rus”, shkruan Hermann.

Por pse presidenti turk e ndjek këtë politikë? Nga nevoja vlerëson Rainer Hermann.

 "Arsyeja më e rëndësishme e sjelljes së tij oportuniste është se vendi ka nevojë urgjente për kapitalin që rrjedh nga Rusia dhe po kërkon një strehë të sigurt për shkak të krizës financiare që ai shkaktoi. Miliarda dollarë rusë janë investuar në pasuri të paluajtshme në Stamboll dhe Antalia… Në këmbim, delegacionet e biznesit turk po kërkojnë në Rusi boshllëqet e lëna nga kompanitë perëndimore pas largimit të tyre. Edhe nëse produktet e tyre nuk janë në listën e sanksioneve, ato ndihmojnë ekonominë ruse. Dhe kjo vlen edhe për mallrat e importuara ligjërisht nga BE-ja në Turqi, ku ato ndryshojnë duart për t'u transportuar në Rusi nëpërmjet Detit të Zi ose me kamion përmes Gjeorgjisë. Për më tepër, falë kushteve të favorshme, Turqia po blen dy herë më shumë naftë ruse se më parë," përfundon ai.

 

rainer hermann rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll