Bota

FOTO/ Dhunoi 11-vjeçaren, zbulohet identiteti i një prej agresorëve në Kosovë

Ngjarja makabre ka ndodhur fillimisht në parkun e Dragodanit në Prishtinë, për të vazhduar më pas në një vendodhje tjetër të panjohur.

29 Gusht 2022, 19:12 Nga I.A
FOTO/ Dhunoi 11-vjeçaren, zbulohet identiteti i një prej
Ekrem Rexhepi

KOSOVË- 26-vjeçari që dyshohet të ketë përdhunuar një vajzë 11 vjeçare në Dragodan me katër persona tjerë, i është zbuluar identiteti. Nacionale shkruan se ai është Ekrem Rexhepi. Ngjarja makabre ka ndodhur fillimisht në parkun e Dragodanit në Prishtinë, për të vazhduar më pas në një vendodhje tjetër të panjohur.

Rexhepi tashmë është në paraburgim së bashku me një vëlla të tij të mitur, me masën që i është shqiptuar sot gjatë ditës nga Gjykata pas kërkesës së Prokurorisë Themelore. I dyshuari për aktin që ka tronditur vendin del se ka qenë aktiv në rrjetet sociale të Internetit, më saktësisht në platformën TikTok.

Në këtë rrjet social, ai ka postuar një video me makinën e tij, me të cilin në dosjen e Prokurorisë pretendohet të ketë kryer aktin. Videoja e fundit e tij është postuar dy ditë më parë, (27 gusht) ose saktësisht në kohën kur raportohet të ketë ndodhur dhunimi i dyshuar në Parkun e Lagjes Arbëria (ish-Dragodan) në Prishtinë.

Në një nga këto video, ai xhirohej nga dikush duke dalë nga rruga e një mali të panjohur pikërisht me makinën e tij, e përmendur dhe nga Prokuroria Themelore.

ekrem rexhepi dhunohet e mitura ne kosove

Sondazh

Poll