Bota

"Putin s’duhet të fitojë", Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në BE

Sipas saj BE-ja ka interes strategjik që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë rrugën drejt anëtarësimit në Union dhe se është e nevojshme të përshpejtohet integrimi ekonomik dhe të forcohet besueshmëria e procesit të integrimit në BE.

29 Gusht 2022, 19:03 Nga e.k
"Putin s’duhet të fitojë", Von der Leyen: Ballkani
Ursula von Der Leyen

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi sot në hapjen e Forumit të 17-të Strategjik të Bled, se presidenti rus Vladimir Putin nuk duhet të fitojë luftën në Ukrainë dhe se BE mbështet integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, nga i cili varet progresi i rajonit.

“Miqtë tanë në Ballkanin Perëndimor janë pjesë e familjes sonë evropiane. Prosperiteti i Ballkanit varet tërësisht nga integrimi i rajonit në pjesën tjetër të Evropës. Gjëja më e rëndësishme është që njerëzit e Ballkanit Perëndimor në masë të madhe duan t’i bashkohen Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Ajo kujtoi se vitet e fundit ka pasur një ngadalësim të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas saj BE-ja ka interes strategjik që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë rrugën drejt anëtarësimit në Union dhe se është e nevojshme të përshpejtohet integrimi ekonomik dhe të forcohet besueshmëria e procesit të integrimit në BE.

“Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është gjithashtu stabilitet europian, ashtu siç prosperiteti i Ballkanit Perëndimor është prosperitet europian”, tha Von der Leyen.

Ajo konkludoi se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është edhe stabilitet evropian, ashtu siç është edhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor prosperitet evropian.

Von der Leyen theksoi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, duke deklaruar se tema e këtij viti të forumit pasojat e luftës në Ukrainë në Evropë dhe në botë është çështja më urgjente për momentin. Ajo thekson se shumë varet nga forca e demokracisë, por edhe nga kapaciteti i BE-së për të ruajtur parimet e saj bazë dhe për t'i rezistuar agresionit.

“Mesazhi nuk mund të ishte më i qartë. Nëse duam të ruajmë parimet bazë, si vetëvendosja dhe paprekshmëria e kufijve, Putin nuk mund ta fitojë këtë luftë dhe Ukraina duhet të fitojë. Kjo është mjaft e qartë”, tha ajo.

ursula von der leyen

Sondazh

Poll