Autor i 19 vjedhjeve të turistëve në Sarandë! Arrestohet 45-vjeçari, i dënuar edhe në Greqi e Itali (EMRI)
Ky person ishte në vëzhgim nga policia pasi dyshohet se gjatë sezonit turistik veror të vitit 2021 dhe të këtij viti ka kryer 19 vjedhje, në ambiente të ndryshme, në qytetin e Sarandës.
SARANDË- Ben Sula është 45-vjeçari i arrestuar në qytetin bregdetar pasi dyshohet se ka grabitur turistët jo pak herë. Operacioni policor i koduar 'Last summer' vuri në pranga Sulën i cili vidhte në hotele e plazhe ku qëndronin turistët. Ky person ishte në vëzhgim nga policia pasi dyshohet se gjatë sezonit turistik veror të vitit 2021 dhe të këtij viti ka kryer 19 vjedhje, në ambiente të ndryshme, në qytetin e Sarandës. Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se 45-vjeçari ka vjedhur në dhoma hotelesh dhe në banesa të ndryshme, në të cilat qëndronin kryesisht pushues, bizhuteri të ndryshme, aparate celulare, si dhe rreth 500 000 lekë, 11 000 euro dhe 1 000 dollarë.
Sula, banues në Rrogozhinë, ka qënë i dënuar më parë në Itali dhe në Greqi, për të njëjtën veprimtari kriminale. Policia ka sekuestruar sende që dyshohet se do të përdoreshin nga Sula , për kryerjen e vjedhjeve të tjera, si dhe shuma parash në euro dhe lekë, të dyshuara të vjedhura.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Last summer”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë. I dyshuar si autor i 19 rasteve të vjedhjes së sendeve me vlerë dhe parave, kryesisht në ambiente ku qëndronin pushuesit, gjatë sezonit turistik veror, vihet në pranga 45-vjeçari. 45-vjeçari i ndaluar, i dënuar më parë në Itali dhe në Greqi, për të njëjtën veprimtari kriminale. Sekuestrohen sende që dyshohet se do të përdoreshin nga autori, për kryerjen e vjedhjeve të tjera, si dhe shuma parash në euro dhe lekë, të dyshuara të vjedhura. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last summer”, si rezultat i të cilit, u ndalua me iniciativë shtetasi:
B. S., 45 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë. Ky shtetas dyshohet se gjatë sezonit turistik veror të vitit 2021 dhe të këtij viti ka kryer 19 vjedhje, në ambiente të ndryshme, në qytetin e Sarandës. Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se 45-vjeçari ka vjedhur në dhoma hotelesh dhe në banesa të ndryshme, në të cilat qëndronin kryesisht pushues, bizhuteri të ndryshme, aparate celulare, si dhe rreth 500 000 lekë, 11 000 euro dhe 1 000 dollarë. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit B. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sende që dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve të tjera, si dhe shuma parash në euro dhe lekë, të dyshuara të vjedhura. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Sondazh
FOTO/ Flamuri shqiptar me “yllin komunist” shfaqet në festivalin 'Sunny Hill' në Tiranë
Flamuri shqiptar TIRANË- Festivali “Sunny Hill” mbylli mbrëmjen e djeshme siparin e tre netëve në zonën e Liqenit Arti...
Mediat britanike: Shqiptarët po hyjnë me taksi nga Dublini, 2500£ më pak se të vish me gomone
Policia BRITANI E MADHE- Shqiptarët kanë gjetur rrugë të tjera për të mbërritur në Angli. Mediat kanë zbuluar ...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 29 gusht 2022
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë arrestimin e nj&e...
“Fast and Furious” në Greqi/ Shqiptari përplas makinën e policisë, arrestohet pas ndjekjes
Policia greke GREQI- Një shqiptar i mitur i shoqëruar nga dy bashkëpunëtorë të tjerë nuk i është bindur p...
Parashikimi i motit për ditën e sotme! Temperaturat rriten deri në 35°C, vranësira në mesditë
Moti TIRANË- Java nisme alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në pothuajse të gjithë territorin. Por parashikohet q...
25 të rinj nga Ballkani Perëndimor mblidhen në Pazarin e Gjirokastër, nxisin dialogun për paqen
Gjirokastër GJIROKASTËR- Të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë të nxisin dialogun dhe bashkëpunimin në ...
Vajzat gjysmë të zhveshura bëjnë ‘twerk’ e japin shfaqje ‘+18’ në plazhin e Durrësit
Pjesë nga videoja DURRËS- Disa vajza me bikini, njëra prej tyre topless kanë vendosur të japin shfaqje në bregdetin e Durr&eu...
EMRAT/ U zunë për një vajzë, kush janë të rinjtë që u përfshinë në sherr, 37-vjeçari u godit me shishe në kokë
Sarandë SARANDË- Elmir Myrdini, nga Tirana është 37-vjeçari që mbeti i plagosur pas konfliktit fizik me një person tje...
Gazetarët shqiptarë hetohen për sponsorizim nga Rusia, Myzyraj: Fyese e dashakeqëse
Isa Myzyraj TIRANË- Gazetari Isa Myzyraj e ka konsideruar fyes për gazetarët shqiptarë aludimin se janë sponsorizuar nga Rusia p&e...
Ndajnë shtratin, por jo hesapin! Si lidhin kontrata martesore për pasurinë biznesmenë e politikanë
Foto Ilustruese TIRANË- Noterja Elona Saliaj deklaron për TCH se vitet e fundit shumë politikanë shqiptarë, por edhe gjyqtar...
