Politike

Meta kujton varjen në mes të Kukësit të poetit Havzi Nela: Dëshmi e tmerreve që lamë pas

10 Gusht 2019, 16:58 Nga DOSJA
Meta kujton varjen në mes të Kukësit të poetit Havzi Nela:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kujtuar varjen e poetit Havzi Nela, ngjarje e ndodhur 31 vite më parë në mes të qytëtit të Kukësit. Në një status në rrjetet sociale, Meta shkruan se ky është një akt akabër që na bën të kuptijmë se sa e e rëndësishme, por edhe e shtrenjtë është demokracia dhe pluralizmi politik, fjala e lirë, liria e medias dhe të drejtat e njeriut.

Sot populli shqiptar nderon me respekt kujtimin e martirit të lirisë, poetin disident Havzi Nela, i cili 31 vite më parë, në 10 gusht 1988, u ekzekutua në stilin e khmerve të kuq, në sheshin kryesor të Kukësit, për të kaluar në përjetësi.

Akti makabër i varjes së Tij publike, pak para rrëzimit të Murit të Berlinit, pse guxoi me poezitë e Tij të përmendte “të drejtat e njeriut”, dëshmon fytyrën e vërtetë të atij regjimi mizor, që edhe pse në grahmat e fundit vetëm dy vjet përpara shpërthimit të Lëvizjes Studentore, kujtoi se duke bërë shembull poetin e Lirisë do të vriste ëndrrën për një Shqipëri të lirë dhe demokratike.

Disidenca, vepra lapidare dhe sakrifica sublime e Havzi Nelës është një nga dëshmitë më të forta dhe më të vona të tmerreve që lamë pas 30 vite më parë, por edhe një këmbanë alarmi se sa e rëndësishme, por edhe e shtrenjtë është demokracia dhe pluralizmi politik, fjala e lirë, liria e medias dhe të drejtat e njeriut, që janë të vetmet garanci për lirinë dhe dinjitetin çdo shqiptari, por edhe për prosperitetin e begatinë e vendit tone,”- shkruan Meta në statusi ne tij.

Havzi Nela u var më datë 10 gusht të vitit 1988 në qendër të qytetit të kukësit. Ai ishte poeti që doli kundër regjimit komunsit duke guzuar të përmendë të drejtat e njeriut në pozitë e tij.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta varja e poetit havzi nela ilir meta varja e poetit havzi nela

Sondazh

Poll