Bota

Përgjimet e bujshme në Maqedoninë e Veriut/ VMRO-ja kërkon arrestimin e Zaevit dhe Janevës

11 Gusht 2019, 09:20 Nga DOSJA
Përgjimet e bujshme në Maqedoninë e Veriut/ VMRO-ja kërkon

Maqedoni e Veriut- Pas publikimit të përgjimeve, të rastit “Reket”, partia opozitare në Maqedoninë e Veriut VMRO DPMNE kërkon nga Prokuroria Publike t’i ngrejë akuza ndaj kryeministrit Zaev dhe kryeprokurores Speciale Janeva. Këta të fundit përmenden në përgjime.

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-së , Janushev deklaroi se “oktapodi” kriminel dhe i korruptuar i pushtetit nxjerr në pah përfshirjen e Zaevit në këtë rast me pazaret milionëshe në emër të drejtësisë.

“Nëse materialet e publikuara në opinion i ka poseduar prokuroria e Ruskovskës, atëherë në vend që të shkonte në pushime verore duke lënë pezull hetimin, ajo deri më tani duhej të kishte urdhëruar që të paraburgosej Katica Janeva, dhe të njëjtën gjë duhej ta kishte bërë për Zoran Zaevin. Në një situatë të tillë, mbetet dyshimi se i gjithë procesi hetimor nga prokuroria është një farsë e madhe që synon mbrojtjen e zyrtarëve të lartë që janë pjesë e krimit. Duke lënë aq shumë hapësirë ​​për shkatërrimin e provave nuk është hetim, por shkatërrim i tij- deklaroi Igor Janushev, Sekretar i Përgjithshëm i VMRO DPMNE-së.”, u shpreh ai.

Nga LSDM thonë se bisedat e publikuara në asnjë moment nuk dëshmojnë se ishte i përfshirë Kryeministri Zoran Zaev në rastin “Reket”, por thuhet e kundërta.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni përgjimet në maqedoni vmro-ja zoran zaev përgjimet në maqedoni vmro-ja zoran zaev

Sondazh

Poll

Bota 11 Gusht 2019, 06:23

Gjermanët duan shumë mish dhe shumë lirë

Verë dhe si gjithmonë nuk mungon mishi i pjekur në zgarë në tavolinat familjare. Këtë e di industria e prodhimit të mishit në Gjermani dhe e ofron atë në masë t...