Bota

Pilotit i bie të fikët gjatë fluturimit! Avioni bën ulje emergjente në Selanik

Ndërsa avioni ishte në lartësinë 30,000 këmbë, stjuardesat informuan pasagjerët se pilotit i kishte rënë të fikët. Incidenti ndodhi më 23 gusht teksa avioni ishte ngritur nga aeroporti i Birminghamit, por nuk u bë e ditur menjëherë.

28 Gusht 2022, 12:27 Nga e.k
Pilotit i bie të fikët gjatë fluturimit! Avioni bën ulje
Avioni i kompanisë Jet2

SELANIK- Një aeroplan i kompanisë Jet2 që po kryente fluturimin Birmingham-Antalia pak ditë më parë, është detyruar të bëjë një ulje emergjente në Selanik për shkak se pilotit i kishte rënë të fikët.

Ndërsa avioni ishte në lartësinë 30,000 këmbë, stjuardesat informuan pasagjerët se pilotit i kishte rënë të fikët. Incidenti ndodhi më 23 gusht teksa avioni ishte ngritur nga aeroporti i Birminghamit, por nuk u bë e ditur menjëherë.

"Ndërsa ishim ulur të gjithë, vumë re se diçka po ndodhte në pjesën e përparme të avionit. Menduam se dikush ishte plagosur në tualet ndërkohë që kishte kaos. Na u tha se do të zbarkojmë në Greqi për shkak të një urgjence mjekësore", tha një pasagjer.

Një zëdhënës i Jet2 tha për incidentin: “Fluturimi LS1239 nga Birmingham për në Antalia u devijua drejt aeroportit të Selanikut si masë paraprake të martën më 23 gusht për shkak të gjendjes së keqe të një prej pilotëve.

jet2 selanik

Sondazh

Poll