Bota

Kishin shkuar për stërvitje, gjenden të plagosur me armë zjarri tre komandot të forcave holandeze

Policia e Indianapolis thotë se oficerët u gjetën të plagosur me armë zjarri nga qytetarët dhe më pas ata u dërguan për spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

28 Gusht 2022, 08:55 Nga A.B
Kishin shkuar për stërvitje, gjenden të plagosur me armë
Komando

SHBA- Tre komando holandeze, të cilët ndodheshin në SHBA për stërvitje, janë qëlluar dhe plagosur jashtë një hoteli në qytetin e Indianapolis, teksa ishin jashtë detyrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të së shtunës me orën lokale në një nga lagjet argëtuese të qytetit.

Policia e Indianapolis thotë se oficerët u gjetën të plagosur me armë zjarri nga qytetarët dhe më pas ata u dërguan për spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Ministria holandeze e mbrojtjes tha se njëri nga burrat ishte në gjendje kritike, ndërsa dy të tjerët ishin të vetëdijshëm. Të tre ushtarakët, ishin anëtarë të Korpusit Komando, një nga njësitë e operacioneve speciale në forcat e armatosura të Holandës.

Policia lokale tha se besonte se kishte pasur një grindje të mëparshme mes tre ushtarakëve dhe një personi ose grupi tjetër. Ministria holandeze e mbrojtjes tha se familjet e të plagosurve ishin informuar dhe se një hetim nga policia lokale ishte duke u zhvilluar.

shba

Sondazh

Poll